AKTUALE

Nobel anulon vendimin për ta ftuar Rusinë dhe Bjellorusinë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Fondacioni Nobel ka anuluar vendimin për ta ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti në Stokholm të Suedisë.

“Ne u përgjigjemi reagimeve të forta në Suedi”, tha fondacioni, transmeton Telegrafi.

Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia nuk u ftuan vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës, derisa Irani mbeti jashtë për shkak çështjeve të të drejtave të njeriut.

Ukraina e kishte kritikuar vendimin e këtij viti dhe e mirëpriti anulimin e vendimit të shtunës si “një fitore për humanizmin”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Stokholm më 10 dhjetor – në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, njeriut që themeloi fondin.

Banner

Related posts

DITURIA NUK NJEH MOSHË

Gjyla Halili

Lladrovci fton qytetarët që kanë material arkivor të krimeve serbe t’i dorëzojnë në Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Gjyla Halili

Gemini i Google po vjen në makinën dhe orën tuaj inteligjente

Gjyla Halili

Leave a Comment