Max Verstappen vazhdon të tregojë dominimin e tij në sezonin 2023 të Formula 1, pasi regjistroi fitoren e tij rekord në Çmimin e Madh të Holandës në Zandvoort. Dy herë kampioni i Formula 1 duket se është në rrugën e duhur për një fitore të paprecedentë në garën e 10-të radhazi në Çmimin e Madh të Italisë në Monza, duke lënë shumë rivalë jo të qetë.
Ndër rivalët që ‘xhelozojnë’ suksesin e pilotit të Red Bull është edhe Lewis Hamilton, kampioni i 7-fishtë i botës. Britaniku foli pas provave të lira të së premtes, teksa për Sky Sport u kujdes të thoshte se në kohën kur ai dominonte, rivalët ishin më të fortë sesa sot.
“Për mendimin tim, të gjithë bashkëgaruesit e mi kanë qenë më të fortë se rivalët që ka pasur Max. Jenson Button, Fernando Alonso, George Russell, Valtteri Bottas dhe Nico Rosberg. Të gjithë këta djem kanë qenë shumë të fortë dhe të qëndrueshëm dhe Max nuk ka garuar kundër askujt prej tyre”, tha Hamilton.
Verstappen ka krijuar këtë sezon një epërsi prej 138 pikësh në kampionatin botëror përpara shokut të tij të skuadrës Sergio Perez dhe Hamilton nuk duhet të ndihet i kënaqur që holandezi po shkon drejt titullit të tretë kampion bote./lexo.al