AKTUALE

Murati ua gjuan topin komunave për faljen e 100 eurove nga tatimi

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është në dorën e komunave të vendosin nëse duan të falin 100 euro për tatimin në pronë.

Ai ka thënë se Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi janë komunat që kanë miratuar faljen e një pjese të barrës së tatimit në pronë, “ashtu siç e mundëson ligji i ndryshuar për tatimin në pronë”.

“Një mundësi të tillë për të lehtësuar barrën e tatimpaguesve e patën kërkuar pothuajse të gjitha komunat. Tani, u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi ose jo”, ka theksuar ai.

Murati ka llogaritur sa kanë mbledhur komunat nga tatimi këtë vit duke nënkuptuar se ato kanë mundësi për faljen e tatimit.

“Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022. Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor”.

Banner

Related posts

Osmani: Ekzistenca e “murit të ndarjes” mes njerëzve është e paqëndrueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të OSBE-së

admin

Prej marsit paga minimale do të rritet në 20.175 denarë

admin

Sanksionohen 181 shoferë në Shkup, 117 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Leave a Comment