Policia në Ohio ka publikuar pamjet kur u qëllua për vdekje një grua me ngjyrë e cila ishte shtatzënë.
Ta’Kiya Young, 21 vjeç, vdiq më 24 gusht. Ajo ishte në makinën e saj jashtë një dyqani ushqimor Kroger në Blendon Township, një periferi e Columbus. Pamjet tregojnë oficerët që përpiqen ta marrin në pyetje për vjedhje të dyshuar në dyqan.
Videoja tregon dy oficerët duke folur me Young për rreth një minutë përpara se të qëllohet. Një oficer shihet duke qëndruar në derën e saj dhe në mënyrë të përsëritur i kërkon asaj të dalë nga makina.
“Për çfarë?”, përgjigjet ajo dy herë, duke shtuar: Nuk do ta bëj këtë.
Një oficer shihej para makinës me një armë drejt saj.
“A do të më qëlloni”, dëgjohet të thuhet prej saj. Disa sekonda më vonë dëgjohet një e shtënë dhe polici largohet me shpejtësi nga makina.
Oficerët më pas thyejnë dritaren e saj, pasi makina u përplas me një mur me tulla pranë hyrjes së dyqanit.
Oficerët thonë se ata u përpoqën t’i jepnin ndihën mjekësore, por as nëna e dy fëmijët e saj, madje as fëmija i palindur, nuk i mbijetuan këtij incidenti.
Të dy oficerët, u pezulluan nga puna. Më pas oficeri që qëndroi në xhamin e makinës është kthyer në detyrë, por ai që ka qëlluar mbetet ende i pezulluar.
Videoja u pa nga familja e zonjës Young përpara se të publikohej të premten. Në një deklaratë, familja tha se të shtënat janë një akt kriminal dhe ishte i shmangshëm. Zonja Young ishte nënë e dy djemve, gjashtë dhe tre vjeç. Familja e saj thotë se ajo do të lindte në nëntor.
Top Channel