BOTA

Kapen 3 ton kokainë në jaht, goditet rëndë banda e Ballkanit!

Gati tre tonë kokainë sekuestroi policia spanjolle në një jaht në perëndim të Ishujve Kanarie e prangosi anëtarë të dyshuar të një bande trafikantësh me bazë në Ballkan.

Europoli njoftoi se efektivë të armatosur rëndë mësynë mjetin duke arrestuar aty dy anëtarë të ekuipazhit, një ukrainas dhe një çek, ndërsa policia në Serbi ndaloi katër persona të tjerë, përfshirë dhe vetë kreun e grupit. Ishte policia në Beograd ajo që nisi hetimet për kartelin janarin e vitit të kaluar. “Grupi i vënë në shënjestër dyshohej për organizimin e dërgesave shumëtonëshe të kokainës nga Brazili në BE”, thuhet në deklaratën e Europolit.

Policia spanjolle me gomone,  e mbështetur dhe nga një anije luftarake, e ndaloi jahtin në perëndim të ishullit Gran Canaria dhe zbuloi se ai mbante 2.7 ton kokainë të fshehur në çanta sportive. Jahti u kap në ujërat ndërkombëtare rreth 700 milje detare në perëndim të arkipelagut me shtatë ishuj. Hetuesit identifikuan një shtetas serb si një nga organizatorët kryesorë të rrjetit kriminal.

Policia tha se jahti u mbush me ujë teksa  po e tërhiqnin në port për shkak të gjendjes së tij të keqe, duke theksuar se bandat e trafikut të narkotikëve shpeshherë përdorin anije të lira e në gjendje jo shumë të mirë, me qëllimin të maksimizojnë fitimet e tyre.

Operacionet e transportit koordinoheshin përmes platformave të koduara të komunikimit, sqaroi Europol, që përdori për zbërthimin e tyre mjete si EncroChat, Sky EEC dhe Anom me qëllimin të siguronte një pasqyrë “të pashembullt” mbi funksionimin e kartelit.

Sipas Agjencisë së BE-së për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit, ky zbulim hedh akoma edhe më shumë dritë mbi rolin e rëndësishëm që luajnë rrjetet kriminale, kryesisht të përbëra nga shtetas të vendeve të rajonit të Ballkanit, në tregtinë globale të kokainës.


Top Channel

Related posts

Anija e mbytur në Greqi/ Deti nuk kishte dallgë, ja video që mohon versionin e rojes bregdetare greke

admin

Turistët e pësojnë keq! Ikin pa paguar, por harrojnë telefonin në tavolinë

admin

Ekipet e shpëtimit të Turqisë thonë se disa zërat ende dëgjohen nën rrënoja

admin

Leave a Comment