BOTA

Dije në kohë luftë/ Fëmijët ukrainas nisin shkollën, rreziku ende i lartë

Banner

Fëmijët ukrainas nisën vitin e dytë shkollor në një kohë kur lufta vijon ende dhe rreziku mbetet i lartë.

Një nga zgjidhjet që është gjetur për rastet e bombardimeve janë klasat e ndërtuara nën tokë, të cilat do të shërbejnë për mbrojtjen e tyre.

Ministri i Arsimit Oksen Lisovyi raportoi këtë javë se 84% e shkollave janë të pajisura me strehimore të veçanta.

Edhe pse ende ka shumë mangësi, autoritetet nuk kanë nguruar të vendosin për nisjen e shkollës dhe mësimit tek fëmijët të cilët kanë jetuar prej shumë muajsh në luftë.

Më shumë se 1,000 fëmijë do të mund të mësojnë në 60 shkollat që janë ndërtuar, një zhvillim i mirëpritur nga shumë prindër.

Klasat janë krijuar në stacionet e zbukuruara të metrosë të epokës sovjetike në zona të ndryshme.

Sulmet ajrore ruse kanë shkatërruar totalisht 1,300 shkolla që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, sipas të dhënave nga Fondi i OKB-së për Fëmijët, i cili regjistroi dëme në shumë shkolla të tjera.


Top Channel

Banner

Related posts

Irakianët e komunitetit LGBTI+ i frikësohen propozimit për dënime me vdekje

admin

Konflikti në Nagorno-Karabak! Autoritetet lokale akuzojnë ushtrinë e Azerbajxhanit për shkelje të armëpushimit

admin

Prag tragjedie në La Mansh/ Gjashtë viktima, shpëtohen mbi 50 emigrantë të tjerë që udhëtonin në gomone

admin

Leave a Comment