BOTA

SHBA thotë se ka “përparim të dukshëm” në kundërofensivën ukrainase

Forcat e Ukrainës në ditët e fundit kanë bërë “përparim të dukshëm” kundër trupave ruse në jug të shtetit, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë më 1 shtator.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë parë përparim në afërsi të rajonit të Zaporizhjës në 72 orët e fundit.

“Ata kanë arritur një sukses kundër vijës së dytë mbrojtëse ruse”, tha Kirby. Ai po ashtu pranoi se “zyrtarë anonimë” kanë kritikuar kundërofensivën e Ukrainës, duke thënë se kjo “nuk ndihmon”.

“Çdo vëzhgues objektiv i kësaj kundërofensive nuk mund ta mohojë se ata tashmë kanë bërë përparim”, tha Kirby.

Ukraina nisi kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse në jug dhe lindje në qershor.

Ushtria ukrainase ditëve të fundit ka pretenduar se ka pasur sukses në thyerjen e vijave mbrojtëse ruse në mes të fshatrave Robotjne dhe Verbove në rajonin e Zaporizhjës dhe analistët perëndimorë ushtarakë kanë konfirmuar këto përparime.

Ushtria ukrainase tha më herët se kundërofensiva e saj po vazhdon në lindje dhe jug të shtetit, teksa lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës është në muajin e tetëmbëdhjetë.


Top Channel

Banner

Related posts

Donald Trump thotë se Joe Biden ‘merr urdhrat nga Kina’ për krizën në Rusi, sulmon ashpër presidentin e të birin e skandaleve Hunter (fotot)

admin

SHBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike

admin

Fatura e paguar nga Meloni hap polemika në Itali. Reagon kryeministrja: Më erdhi turp nga veprimi i 4 italianëve që ikën pa paguar në Shqipëri

admin

Leave a Comment