SPORT

Alcaraz në raundin e tretë

Janë mbyllur takimet e raundit të dytë të vlefshëm për grand slam të US Open. Numri 1 në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi 3-0 ndaj afrikano-jugorit L.Harris. Po 3-0 fitoi edhe italiani Janick Sinner, numri 6 në botë, që mundi patriotin e tij L.Sonego.

Në raundin e tretë avancon edhe bullgari Grigor Dimitrov, që mundi 3-0 britanikun Andy Murray, ndërsa rusi Daniil Medvedev (numri 3) eliminoi australianin C.O’Connell, duke fituar 3-1. Një biletë për më tej siguruan edhe A.Rublev, C.Norry, A.Zverev e S.Wawrinka.

Te femrat, numri 2 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, mundi 2-0 britaniken J.Burrage, ndërsa numri 3, tenistja amerikane Jessica Pegula, eliminoi rumunen P.Tig, duke fituar po 2-0. Një tjetër amerikane që avancon është Madison Keys, që mundi 2-0 belgen Y.Wickamayer.

Në raundin e tretë avancojnë edhe çekja Marketa Voundresova, tuniziania Ons Jabeur, ukrainasja Elina Svitolina e rusja Daria Kasatkina. Surprizë eliminimi i çekes Karolina Pliskova.

/BotaSot/

Related posts

Kryeministri Kurti në asamblenë e ICMG-së: Sportin e kemi në ADN

admin

4 fusha të reja futbollit në Tiranë/ Projekti i “100 fushave”, përfiton Dinamo, Vora dhe shkolla e Mjeshtrisë

admin

Giresse i dashuruar me Kosovën: I vesh mbesat me veshje kombëtare dhe dëgjon këngën e Adem Jasharit

admin

Leave a Comment