BOTA

Makinat elektrike, SHBA: 12 miliardë dollar për tranzicionin!

12 miliardë dollarë po u ofron administrata e presidentit Biden firmave të prodhimit të makinave në mënyrë që t`i përshtatin fabrikat e tyre për të ndërtuar automjete elektrike dhe makina të tjera të avancuara.

 “Teksa kalojmë tek makinat elektrike, ne duam të sigurohemi që punonjësit të trajnohen në këtë fushë, duam që të mos mbetet prapa asnjë punonjës apo komunitet” u shpreh sekretarja e energjisë SHBA Jennifer Granholm.

Ka pasur kritika të ashpra nga prodhuesit e makinave dhe sindikatat ndaj propozimeve të Shtëpisë së Bardhë për rregulla mjedisore që synojnë të nxisin kalimin në epokën e makinave elektrike. Krerët sindikalistë paralajmërojnë se një ndryshim i beftë do të vinte në rrezik me mijëra vende pune në shtete si Miçigani, Ohajo, Illinois dhe Indiana.

Javën e shkuar, pjesëtarët e sindikatave të autoindustrisë votuan me shumicë dërrmuese në favor të autorizimit të një greve që përfshin linjat e prodhimit të tre gjigandëve amerikanë, General Motors, Ford dhe Chrysler. Ata thonë se do të hidhen në grevë nëse nuk zgjidhjet me marrëveshja cështja e pagave dhe planet e pensioneve përpara skadimit të kontratës aktuale katërvjeçare më 14 shtator.


Top Channel

Related posts

Zelandë e Re, 9 të vdekur nga cikloni ‘Gabriel’

admin

Granatimet ukrainase në një rajon të Rusisë, zyrtarët: Dy persona mbetën të vrarë

admin

Kina regjistron rënien më të madhe në eksporte që nga viti 2020

admin

Leave a Comment