AKTUALE

Rama jep lajmin e mirë: Librat falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike

Muaji Shtator nis me një lajm të mirë: Të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare do të marrin librat falas me një përdorim.

Kështu ka konfirmuar vetë Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Rama thekson po ashtu se ky vendim do të zbatohet dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm e të lartë.

“MIRËMËNGJES! Me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë./tvklan.al

Banner

Related posts

Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezoluten për Srebrenicën / Bërnabiq: i vështirë bashkëpunimi me vendet që ishin sponsorë të rezolutës

Gjyla Halili

Gjykata Kushtetuese nuk anuloi asnjë nen të Ligjit për Gjuhët. Ja çfarë vendimi solli!

Gjyla Halili

Dedivanaj përkujton dëshmorët e ngritjes së flamurit në Bratilë: Ata nuk kanë vdekë por kanë le!

Gjyla Halili

Leave a Comment