KOSOVË

Rritet numri i turistëve në Kosovë

Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 71 mijë e 341, prej tyre 34,73 për qind, ishin vendorë dhe 65,27 për qind ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin korrik të vitit 2022 sa ishin 53 mijë e 820 vizitorë kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 32,6 për qind.

Agjencia e Statistikave njofton se numri i net-qëndrimeve ishte 177 mijë e 383, prej tyre 42,64 për qind nga vendorët dhe 57,36 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 7 582 vizitorë dhe 38 145 net-qëndrime.

”Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2022) ka rritje të vizitoreve për 21,24%. Në total, 45 566 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin për Statistikat e Hotelerisë për muajin korrik 2023 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Related posts

Të lirohen menjëherë tre policët dhe Kosova të hapë kufirin

admin

Kujdes, incizim shqetësues! Publikohen momente nga masakra në Beograd

admin

Hedhin grushte pasi do përballen me ligjin për krimet dhe korrupsionin, thotë ministrja e Drejtësisë në Kosovë

admin

Leave a Comment