KOSOVË

KE-ja e gatshme për çdo propozim për zgjerimin e BE-së

Komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varheji sot në Spanjë deklaroi se e përshëndet gatishmërinë e Këshillit Evropian “që më në fund të angazhohet dhe të bëjë hap të madh përpara” për t’u realizuar zgjerimi i Bashkimit Evropian.

“Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë i gatshëm të japë çfarëdo propozimi që do të çonte drejt zgjerimit të BE-së në vitin 2030”, deklaroi Varheji në Toledo, ku po zhvillohet takim jozyrtar i ministrave të Jashtëm të BE-së.

Varheji, duke komentuar deklaratën e kësaj jave të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, se BE-ja duhet të jetë e gatshme për zgjerim deri në vitin 2030, theksoi se “nuk mendon se bëhet fjalë për datë”, por se “është më tepër çështje vullneti dhe çështje realizimi”, respektivisht zbatimi i reformave të nevojshme.

“Mendoj se është më shumë çështje vullneti dhe çështje e realizimit, si realizimi nga ana e BE-së, ashtu dhe realizimi nga ana e vendeve tona partnere nga Ballkani Perëndimor ose tre vendeve tjera kandidate për anëtarësim (Ukraina, Moldavia, Turqia)”, theksoi Varheji.

Ai shtoi se KE-ja është “e gatshme të bëjë çdo propozim” për ta arritur këtë dhe kjo do të shihet “që në tetor”.

I pyetur se cili nga vendet kandidatë është më afër anëtarësimit në BE, Varheji tha se “më afër janë ata që realizojnë të parët”.

“Unë do t’i inkurajoja të gjithë të përshpejtojnë punën e tyre. Mendoj se tani të gjithë kanë gjithçka dhe gjithçka do të kenë në tavolinë nga tetori, ndaj shpresoj se jo vetëm një do të jetë i interesuar për këtë ofertë evropiane, por të gjithë”, theksoi Varheji.

Related posts

Kurti e Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet

admin

Ditë historike, të mbrohet çdo votë

admin

Bojkoti i zgjedhjeve në veri u imponua nga fushata kërcënuese e Beogradit

admin

Leave a Comment