Ema Pula, nga GLPS tha se gjatë periudhës 2021-2022, ne institucionet e administratës shtetërore dhe agjencive te pavarura ne nivelin qendror janë shpallur 28 procedura.
Ajo tha se nga 22 proceduar të hapura në institucionet administratës shtetërore, vetëm gjashtë janë përfunduar, sipas saj, agjencitë e pavarura në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese kanë treguar një efikasit më të lartë, ku nga 6 procedura të hapura,4 janë te përfunduara.
“Gjatë periudhës 2021-2022, ne institucionet e administratës shtetërore dhe agjencive te pavarura ne nivelin qendror janë shpallur 28 procedura, 22 procedura në institucionet administratës shtetërore (Zyra e Kryeministrit, Ministritë dhe agjencit ekzekutive të tyre) dhe 6 procedura në agjencitë e pavarura”.
“Numri i vogël i procedurave të përfunduar në raport me procedurat e shpallura. Institucionet e administratës shtetërore në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese kanë treguar një efikasit të ulët. Nga 22 procedura të hapura, 6 janë përfunduar, që në përqindje është rreth 27%. Agjencitë e pavarura në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese kanë treguar një efikasit të lartë. Nga 6 procedura të hapura,4 janë te përfunduara, që në përqindje është rreth 66%. Në përgjithësi, këto gjetje tregojnë se agjencitë e pavarura kanë qenë më efikase se institucionet administratës shtetërore në përfundimin e procedurave të rekrutimit, dhe se ka hapësira për përmirësim në të dyja rastet. Është shqetësuese përsëritja e shpeshte e procedurave, madje deri në pesë here duke treguar një jo efikasitet të dukshëm në këtë proces”, tha ajo
Donika Çeta, nga GLPS, tha se sa i përket numrit të kandidatëve në procedurat e jashtme dhe te brendshme, analiza sjell në pah një shqetësim serioz në lidhje me numrin e ulet të aplikimit në procesin rekrutimit për pozita të larta drejtuese.
Ajo tha se mbetet shqetësuese se pozitat vakante vazhdojnë të mbahen me ushtrues detyre edhe pse ka kandidat fitues të cilët presin për emërim, sipas saj, në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrin e Zhvillimit Rajonal, zyrtarët që ushtrojnë detyrën janë në listën e kandidatëve fitues por nuk emërohen.
“Analiza sjell në pah një shqetësim serioz në lidhje me numrin e ulet të aplikimit në procesin rekrutimit për pozita të larta drejtuese. Në 28 procedura të brendshme si në institucionet e administratës shtetërore dhe ne agjencitë e pavarura, 53 aplikant që kanë plotësuar kriteret e kërkuara në shpallje me një mesatare prej 1.9 kandidat për procedurë, që është më e vogël se numri minimal për të vazhduar procedural”.
“Në 31 procedura të jashtme si në institucionet e administratës shtetërore dhe ne agjencitë e pavarura kemi 96 aplikant që kanë plotësuar kriteret e kërkuara në shpallje Me një mesatare prej 3 kandidat për procedure që prapë është numër i vogël, kur dimë se numri i madh i kandidatëve rritë cilësinë e kandidatëve të përzgjedhur”.
“Tekë procedurat që kanë kryer vlerësimin e kandidatëve por që nuk janë emruar. Njëra nga gjetjet më problematike në këtë analizë janë procedurat të cilat pas publikimit të listës së kandidatëve fitues, nuk është ndërmarrë asnjë veprim për emërimin e tyre, përkundër kërkesave dhe afateve të qarta ligjore. Kjo sjell ndjesinë dhe dyshimin se kandidatët fitues nuk janë ata të “preferuarit”.
“Është shqetësuese se pozitat vakante vazhdojnë të mbahen ushtrues detyre edhe pse kemi kandidat fitues të cilët presin për emërim dhe për më keq në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrin e Zhvillimit Rajonal zyrtarët që ushtrojnë detyrën janë në listën e kandidatëve fitues por nuk emërohen. Është me rëndësi të theksohet se kjo dukuri është vetëm në institucionet e administratës shtetërore por jo edhe në agjencitë e pavarura”, tha ajo. /EO