Shqipëria, perla e fshehur e rajonit të Ballkanit, po shndërrrohet me shpejtësi në një pikë të nxehtë evropiane për punonjesit në distancë.
Shqipëria, e quajtur së fundmi “Karaibet e Evropës”, është destinacioni i ri i nxehtë i udhëtimeve, të cilën nomadët digjitalë nuk duan ta humbasin, shkruan në një artikull Miriam Partington të botuar në “Sifted”, e mbështetur nga “The Financial Times”.
Një grup i vogël por në rritje punonjësish të largët, po vërshojnë drejt kësaj perle të fshehur të rajonit të Ballkanit që ofron diellin, detin dhe çmimet konkurruese, për të mos përmendur ushqimin e mirë, pamjet piktoreske dhe vendasit miqësorë.
Por, vendi është ende pas pikave më të nxehta nomade si ishulli portugez i Madeiras, dhe vendasit thonë se qeveria duhet të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës, të rrugëve transportit dhe akomodimeve, të gjendura nën fluksin e papritur të turistëve dhe nomadëve.
“Shqipëria është në rritje të vazhdueshme në popullaritet si një destinacion nomad gjatë dy viteve të fundit”, tha Emi Milo.
Ajo drejton “Innospace” në Bllok, një lagje trendi në Tiranë e cila në dekadat e mëparshme ishte e mbushur me vila në pronësi të anëtarëve të partisë komuniste
“Njerëzit vijnë në Shqipëri sepse, edhe në këtë vend të vogël, ke male, plazhe, një qytet të madh me bare dhe restorante”, tha ajo.
“Nga Tirana, ju mund të zbrisni lehtësisht në Sarandë ose Himarë për të shijuar diellin dhe detin, ose në veri për ecje. Festat vazhdojnë deri në orët e vona të natës në shumicën e vendeve, duke qenë se muzika në bare mbyllet në mesnatë”, shtoi ajo.
Samantha Scott, e cila ka qenë një nomade digjitale për gjashtë vjet dhe drejton një blog të quajtur “All Things Remote”, kaloi një muaj në Tiranë, në maj të këtij viti, dhe ka planifikuar të kthehet sërish në Shqipëri në 2024.