AKTUALE

Kryetari i AAK-së: Kurti e Nagavci t’u kërkojnë falje prindërve

Teksa qëndroi të martën në zyrat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Haradinaj kërkoi që kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, t’u kërkojnë falje prindërve që nuk arritën t’i pajisin nxënësit me libra më 1 shtator.

“Është një situatë jo e mirë. Nga praktikat që tekstet të jenë në shkolla dhe fëmijët t’i marrin ato në shkolla, tani për prindërit do të jetë një luftë e vërtetë me i sigurua këto tekste, përfshirë edhe problemin e kostos… Me të vërtetë është një situatë vërtet e pakuptimtë, nuk e kuptoj pafytyrësinë e Kurtit dhe të ministres. Të paktën një kërkimfalje t’i bëhet Kosovës. Kosova i paguan ata që diku në pranverë me e krye çështjen e teksteve për vjeshtë. Ata njerëz të paskrupullt pa asnjë keqardhje dalin dhe tallin të gjithë dhe ata që i kritikojnë”, tha Haradinaj.

E, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, e njoftoi Haradinajn se procesi mësimor do të fillojë të premten me telashe.

“E njoftova kryetarin për gjendjen e krijuar, një gjendje tmerrësisht e keqe dhe që ndërlidhet me tekstet shkollore. Shpreh frikën se nga takimi që dje kishim me kryetarët (e degëve) që na raportuan nga komunat se mësimdhënësit e Kosovës janë thellësisht të indinjuar, prindërit janë shumë të nervozuar dhe pikëpyetja më e madhe është se po, grevë nuk ka dhe mësimi fillon të premten. Por, do të kemi nxënës dhe mësimdhënës pa mjetin e vetëm, pa tekste shkollore dhe nuk dihet se kur do të arrihet të kompletohemi me tekstet shkollore”, tha Jasharaj.

Ministria sivjet vendosi t’i subvenciononte prindërit për blerjen e teksteve shkollore, pasi dështoi të arrinte marrëveshje me shtëpitë botuese. 80 euro është shuma që ka ndarë për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. E, për ata të nivelit të mesëm të ulët është 30 euro pasi, sipas legjislacionit, nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën sivjet furnizohen me libra të gjeneratës së kaluar.

Related posts

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

admin

Osmani sot për vizitë në Gjeorgji si kryesues i OSBE-së

admin

Skema Kombëtare e Mbështetjes, Rama e nis javën duke ftuar fermerët të aplikojnë

admin

Leave a Comment