SPORT

Mbrojtësi bask kërkon largimin nga Reali i Madridit

Mbrojtësi bask kërkon largimin nga Reali i Madridit

Alvaro Odriozola kërkon largimin nga Real Madridi. Mbrojtësi bask është i pakënaqur me hapësirat tek “Los Blancos” dhe kërkon të ndryshojë ambient pasi dëshiron të luajë në rregullsi.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, spanjolli kërkon të rikthehet tek Real Sociedadi, aty ku padyshim ka kaluar vitet më të mira të karrierës. Klubi bask kërkon të përforcojë ekipin pasi këtë vit do të marrë pjesë në grupet e Champions League dhe 27-vjeçari duket alternativa e duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sociedadi nuk pritet të hasë ndonjë vështirësi për të arritur tek mbrojtësi pasi kontrata e tij me madrilenët skadon vitin e ardhshëm. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që klubi bask ta marrë lojtarin në huazim.

Banner

Related posts

Muriqi nuk ka shënuar që nga nëntori, kjo është deklarata e tij

admin

Shënon përsëri Vedat Muriqi – SHQIP.com

admin

Shkëndija në premierë, “kuqezinjtë” janë gati për të fluturuar drejt Europës

admin

Leave a Comment