Federata e Notit e Kosovës është federatë që përbëhet nga klubet apo është në shërbim të klubeve!
Ka kohë që bëhet zhurmë për Hana Beiqin, që vlerësohet notarja më e mirë në Kosovë.
Deri më tash asnjë fjalë nuk u tha për talenten të paktën publikisht nga Federata e Notit e Notit e Kosovës, pse Hana ka mbetur jashtë listës për Lojërat Evropiane.
Dikush tha bile le të thonë se selektori nuk e ka pa të arsyeshme që të jetë pjesë e listës!
Po si të thuhet ashtu, kur është garuesja më e mirë e notit!
Të paktën një fjalë ta thonë, jo dy, se dy fjalë janë të gjatë mi shkruar Federata e Notit e Kosovës! Veç një fjalë: E meriton apo nuk e meriton Hana Beiqi!
Astrit Haliti nuk është kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, kjo dihet botërisht.
Astrit Haitit nuk ka çka flet e as çka ankohet, nëse mendon që është ende kryetar pse atëherë zotëri Astriti nuk e futi Hanën në listë!
Federata heshtin në rastin Hana!
/BotaSot/