AKTUALE

Osmani më 7 shtator takohet me kreun e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet më 7 shtator në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në faqen zyrtare të NATO-s është zbardhur agjenda e takimit.

Është thënë se Stoltenberg e Osmani do të mbajnë konferencë për media më 7 shtator në ora 14:30.

“Të enjten, më 7 shtator 2023, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Sekretari i përgjithshëm dhe znj. Osmani do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në seli të NATO-s pas takimit të tyre”, është thënë në njoftimin e NATO-s.

Banner

Related posts

Mexhiti në Tiranë në 128 vjetorin e themelimit të Dhomës së Tregtisë

Gjyla Halili

Krenar Lloga : Gjykata kushtetuese me mbivotim tregon se u mohua qytetarëve të shprehen për kombësinë si ndjehen

Gjyla Halili

Në Graz përkujtohet Epopeja e UÇK-së, Lladrovci: Epopeja prodhoi Republikën e Kosovës!

Gjyla Halili

Leave a Comment