SPORT

“Ferrari”, me pamje të re në Monza

Ferrari ka zbuluar një veshje ndryshe, të modifikuar, që do të zbukurojë makinën e Sharl Lëklerkut dhe Karlos Sainzit në Çmimin e Madh të Italisë në fundjavë në Monza, që është edhe gara e shtëpisë për skuadrën e famshme të Formulës 1.

Ndërkohë që e kuqja mbetet ngjyra mbizotëruese, përpara dhe në qendër, ajo do të shoqërohet nga disa penelat të verdha dhe të zeza, që reflektojnë suksesin e makinës “Ferrari’s 499P Hypercar”, që fitoi garën 24-orëshe të Lë Mansit më herët këtë vit.

Përveç veshjes së veçantë të makinave “SF-23”, edhe pilotët Lëklerk dhe Sainz do të veshin kostume të veçanta për gatën e fundjavës, me motivet e së kuqes, të verdhës dhe të zezës që mbizotërojnë, të paktën sipas asaj që skuadra italiane ka përcjellë nëpërmjet kanaleve të komunikimit në rrjetet sociale.

Kurse për dhjetëra mijërat e tifozëve të “Ferrari”-t, që do të ndërmarrin “pelegrinazhin” e përvitshëm drejt “Tempullit të Shpejtësisë”, siç njihet ndryshe cirkuiti i Monzës, do të kenë mundësi të bëjnë të tyret kapela dhe bluza të veçanta për këtë fundjavë.

Banner

Related posts

Jon Ramadani nga Kosova dhe Berek Iskender nga Bullgaria, më të mirët e turneut “Pavarësia” në mundje

admin

Skena të çmendura kur mijëra tifozë të St Pauli futen fushën ndërsa klubi gjerman vulosi rikthimin në Bundesligë

Gjyla Halili

​Raci tregon pse Tmusiç nuk është pjesë e Kosovës për ndeshjen me Zvicrën

admin

Leave a Comment