AKTUALE

Nagavci: Paratë për libra pritet t’iu deponohen prindërve para datës 1 shtator

Prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për fëmijët e tyre, pritet që mjetet të iu deponohen në llogari para datës 1 shtator.

Kështu ka bërë të ditur të martën ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pas takimit që ka zhvilluar me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/24.

“Lidhur me alokimin e fondeve për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, kërkuam bashkëpunimin e shkollave, mësimdhënësve, prindërve dhe DKA-ve, në mënyrë që ky proces të realizohet me sukses”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Deri tani në portalin e-Kosova ajo ka bërë të ditur se janë pranuar rreth 80 mijë aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator.

“Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator”.

Ndërsa, lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit – aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, Nagavci ka thënë se i ka siguruar drejtorët komunalë se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile.

“U rikujtova pjesëmarrësve se komunat tashmë janë informuar që shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor. Ndërkohë, shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive”.

Më tej, diskutuam për fillimin e mësimit dual në 8 profile të reja, për Udhëzimet Administrative të ndryshuara dhe plotësuara, dhe çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor”, ka përfunduar ministrja. /Telegrafi/

Related posts

Duda Balje selam Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin për Kodin Civil

Gjyla Halili

Freedom House: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të zhgënjyer nga elitat politike!

admin

“Të gjithë dështuam”, Dom Gjergj Meta tregon se pse ikin shqiptarët: Prindër, mësues e politikanë nuk arritën të ngjallnin shpresë

admin

Leave a Comment