AKTUALE

Gërvalla: Kosova e gatshme t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë në një panel diskutimi në Forumin e Bledit, se Kosova si vend i pavarur, është i përkushtuar për t’u integruar në Bashkimin Evropian deri në fundin e kësaj dekade. Ajo kërkoi që edhe BE të mos e ndryshojë datën e pranimit

Shefja e diplomacisë kosovare në Forumin Strategjik Bled 2023, foli në një panel diskutimi bashkë me ministra e jashtëm të vendeve të rajonit, ku mori pjesë edhe Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi dhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.

Ajo tha se 2030 është një synim i Kosovës për t‘u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq i ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur  marrëveshjet e kaluara, ndërsa me theks të veçantë ai përmendi Asociacionin.

Rreth pranimit të Kosovës në BE me 2030, Gërvalla ka thënë se nuk duhet ta nënvlerësojmë një aspekt të dytë.

“Është union ekonomik, është union politik dhe njëkohësisht kemi ato vështirësitë e sigurisë në rajon tonë, dhe m’u për këtë i pyesim që ta diskutojnë në mënyrë paralele anëtarësimin në NATO dhe BE gjithnjë për ata që janë të gatshëm”, tha ajo, raport RTK.

Ajo ka thënë se dialogu me Serbinë mund të përmbyllet shumë më herët.

Edhe emisari Lajçak përmendi deklaratën e presidentin të Këshillit të BE-së, Charles Michel se Bashkimi Evropianë do të jetë i gatshëm për zgjerim deri në vitin 2030.

Emisari i BE-së këtë deklaratë e konsideron shumë të rëndësishme, kur bëhet e ditur se anëtarësimi në BE nuk do të zgjasë përgjithmonë, por do të jetë një momentum i ri për Ballkanin Perëndimor.

“Parametrat pak a shumë janë të përcaktuar për integrim gradual. Pra, po flasim për prioritet evropiane se këto procese nuk janë mekanike… Sigurisht që zgjerimi mund të mos jetë prioritet, por jemi me fokus të plotë tek zgjerimi, pra mesazhi për rajonin është që mos të humbini këtë mundësi”, deklaroi Lajçak, i cili tha se BE ka edhe prioritete të tjera.

Related posts

Kuvendi i Ulqinit:Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik,Euroatlantik – Kreu

admin

Bëhen publike pamjet e arrestimit të Liam Osmanit

Gjyla Halili

Kurti – QUINT-it: Euroja është valuta e vetme e lejuar në Kosovë

Gjyla Halili

Leave a Comment