SHQIPËRI

Zbulohet kosovari tjetër që aplikonte metodën e Besnik Mujecit në shpërndarjen e drogës

Tre kosovarë janë në hetim pasi në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, u gjet një sasi e vogël kanabisi.

Në njoftimin e policisë së Shkodrës mësohet se në gjendje të lirë po hetohen L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç.

Ndërsa është në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç duke e aplikuar metodën e Ish-asamblistitit të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci për shpërndarjen e drogës.

L.Ç po dyshoeht për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Në Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit” njoftoi policia e Shkodrës.

Kujtojmë se ish-asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci, është arrestuar nën dyshimet për kontrabandim me drogë, përkatësisht të llojit ekstazi.

Banner

Related posts

Flasin familjarët e 37-vjeçares që u vra nga kunati: E kishte kërcënuar dhe më parë

admin

I shoqëruar për atentatin në Krujë, kush është Durim Bami, që trazoi politikën shqiptare

admin

Kandidatët e PS, zbulohen emrat për të gjitha qarqet! Në shumicën e bashkive ka rikonfirmime

admin

Leave a Comment