Çrregullimet mendore janë të shpeshta edhe tek fëmijët dhe adoleshentët, sidomos vitet e fundit. Për këtë fenomen kanë nisur fushata të tëra ndërgjegjësimi si për mësuesit ashtu dhe prindërit e tyre.
Një nga faktorët që shkakton ankthin e fëmijërisë, gjendet në mënyrën e prindërimit. Të paktën kështu tregoi një studim që mori në analizë 900 fëmijë.
Siç vëzhguan studiuesit, nuk është vetëm ADN-ja, por edhe mjedisi që luan një rol në nivelet e stresit që zhvillon një fëmijë. Ekspertët supozojnë se fëmija kopjon sjelljet ankthioze të prindërve të tij, edhe nëse ai këta të fundit besojnë se po bëjnë çmos që të mos i transmetojnë ato.
Teksa një fëmijë sheh frikën dhe ankthet e prindit të tij përmes veprimeve apo fjalëve të tij, ai gradualisht i adopton ato. Ose një prind në ankth, duke u përpjekur të mbrojë fëmijën e tij për shembull nga gjilpërat, takimi me dentistin apo qentë nuk e bën atë një prind perfekt.
“Prindi helikopter” që i qëndron fëmijës mbi krye për çdo gjë ai bën, duke e tepruar aq sa shkon në kontroll të çdo hapi, i bën dëme të pakthyeshme shëndetit mendor të fëmijës.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjë një prind është t’i japë fëmijës së tyre mundësinë për t’u përballur me sfidat dhe detyrat sipas moshës dhe nivelit të frikës,” këshillon një nga autoret e studimit, Thalia Eley dhe shton: “Pra, fëmijët mësojnë! Ata gjithsesi do të përballen me situatat!”