BOTA

Kina drejt “humnerës”… por rrezikon të marrë edhe ekonominë globale me vete

Ekonomia e Kinës ishte menduar të nxiste një të tretën e rritjes ekonomike globale këtë vit, por në ngadalësimi dramatik i saj në muajt e fundit ka ngritur kambanat e alarmit në të gjithë botën.

Politikëbërësit po përgatiten për një goditje në ekonomitë e tyre, pasi importet e Kinës për gjithçka, nga materialet e ndërtimit deri te pajisjet elektronike po bien. Caterpillar thotë se kërkesa kineze për makineritë e përdorura në kantieret e ndërtimit është më e keqe se sa mendohej më parë. Presidenti i SHBA Joe Biden i quajti problemet ekonomike një “bombë me sahat”.

Investitorët globalë kanë tërhequr tashmë më shumë se 10 miliardë dollarë nga tregjet e aksioneve të Kinës.

Ekonomitë aziatike po marrin goditjen më të madhe në tregtinë e tyre deri më tani, së bashku me vendet në Afrikë. Japonia raportoi rënien e saj të parë të eksporteve në më shumë se dy vjet në korrik, pasi Kina shkurtoi blerjet e makinave dhe çipave.

Bankierët qendrorë nga Koreja e Jugut dhe Tajlanda cituan javën e kaluar rimëkëmbjen e dobët të Kinës për uljen e parashikimeve të tyre të rritjes.

Megjithatë, nuk është e gjitha një panoramë e zezë. Ngadalësimi i Kinës do të zvogëlojë çmimet globale të naftës dhe deflacioni në vend do të thotë se çmimet e mallrave që dërgohen nëpër botë po bien. Ky është një përfitim për vendet si SHBA dhe Britania e Madhe që ende po luftojnë me inflacionin e lartë.

Por si ekonomia e dytë më e madhe në botë, një ngadalësim i zgjatur në Kinë do të dëmtojë, në vend që të ndihmojë, pjesën tjetër të botës. Një analizë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregon çfarë është në rrezik: kur shkalla e rritjes së Kinës rritet me 1 pikë përqindjeje, zgjerimi global rritet me rreth 0.3 pikë përqindjeje.


Top Channel

Related posts

Digjen mbi gjashtë mijë hektarë pyje në Portugali, shkrumbohen pemët dhe në Spanjë

admin

Digjet resorti popullor në Turqi, erërat e forta “erashkë” për flakët-reagon Erdogan!

admin

Kanadaja do t’i japë Ukrainës rreth 400 milion £ shtesë në ndihmë ushtarake

admin

Leave a Comment