KOSOVË

“200 fluturime në ditë nga Rinasi”, Rama: Konkurrojmë aeroportin e Beogradit

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një epokë të re për zhvillimin e turizmit këtë sezon, që siç tha erdhi në sajë të investimeve të qeverisë në infrastrukturë.

Sipas tij, një rol të rëndësishëm në këtë fluks turistësh ka pasur edhe aeroporti i Rinasit dhe investimi i bërë nga koncesionari në këtë portë hyrëse në vend.

Rama u shpreh se me këtë ritëm, Rinasi konkurron dhe pritet të kapërcejë aeroportin e Beogradit, që  është më i madhi në rajon, për numrin e pasagjerëve këtë vit.

“Jemi konkurrues me aeroportin e Beogradit, që është me traditë shumë më të gjatë, por mund ta kapërcejmë në numër pasagjerësh këtë vit. Kemi shumë besim se me futjen e aeroportit të Vlorës do të kemi një bum të konsiderueshëm të numrit të turistëve. Edhe pse aeroporti i Tiranës punon 24 orë dhe ka 200 fluturime në ditë mundësitë janë më tepër”, tha Rama.

Banner

Related posts

Presidenti serb thotë se serbët “nuk do t’i dorëzojnë” ndërtesat në veri të Kosovës

admin

Dronët zbulojnë drogën në Shkodër, policia vihet në kërkim të 65-vjeçares

admin

6 nga 81 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të jenë shqiptarë

admin

Leave a Comment