SPORT

Çmenduri arabe, oferta për Salah është e padëgjuar, kalon edhe CR7. Dorëzohet Liverpool, “peshkon” në Serie A pasuesin e egjiptianit

Salah Ronaldo

E besoni apo jo, por Arabia Saudite e dërgon ofertën për Momo Salah në një tjetër nivel: kontratë 3-vjeçare dhe mbi 200 milionë euro në vit. Në fillim, flitej për një ofertë 100 milionë euro, sërish shifra jo normale, por për të siguruar sa më shpejt shërbimet e “faraonit”, sheikët saudit i vendosin në tavolinë një ofertë përtej logjikës. Salah pritet të shndërrohet në lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar në këtë mënyrë edhe C.Ronaldo-n. Al-Ittihad nuk njeh limite, në shifra të tilla pritet të paraqitet edhe në derën e Liverpool për të siguruar kartonin e Salah.

Salah
Salah
Përballë një situatë të tille, Jurgen Klopp-it nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejë sa më shpejt një zëvendësues për Salah, koha në dispozicion nuk është e favorshme pasi në Evropë merkato mbyllet më 31 gusht, ndërsa në Arabinë Saudite 2 javë më pas.

Tuttosport
Tuttosport
Sipas TuttoSport: Liverpool ka piketuar Federico Chiesa-n si pasuesin e Salah. Chiesa në fakt nuk është një emër i panjohur në shtëpinë e kuqe, edhe më herët, përpara se të dëmtohej, Liverpool ka kërkuar informacione për sulmuesin “azzurr”. Juve kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë Chiesa-n, një shifër që nuk pritet të jetë pengesë duke parë që nga shitja e Salah pritet të përfitojnë mbi 100 milionë euro.

(BalkanWeb)

Related posts

Ibrahimovic pranë rikthimit, gati të thyejë rekordin historik

admin

Pamjet më të fundit nga Camp Nou!

admin

Prokuroria nis hetimet pas raportimeve për kurdisje të ndeshjeve futbollistike

admin

Leave a Comment