SHQIPËRI

Rritet për kaq për qind numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri krahasuar me një vit më parë

Tendenca në rritje e turistëve italianë që do të vizitonin këtë vit Shqipërinë është reflektuar që në muajt e parë të 2023-shit.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-qershor numri i vizitorëve italianë është rritur me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

310 mijë italianë kanë vizituar Shqipërinë deri në muajin qershor, ndërsa vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë shifrat flisnin për vetëm 198 mijë italianë.

Pas fluksit të raportuar gjatë muajve korrik dhe gusht numri i vizitorëve italianë pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të këtij sezoni turistik.

Megjithatë, shtetasit italianë mbeten në vend të dytë. Shqiptarët e Kosovës kryesojnë listën me mbi 1.38 milionë vizitorë, ose 43 përqind më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur shifrat flisin për afro 970 mijë turistë nga Kosova, raporton Euronews.al.

Vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa ulje e shifrave është vënë re tek pushuesit nga Serbia.

Për 6 muajt e parë të 2023-shit afro 32 mijë e 500 turistë nga Serbia kanë vizituar Shqipërinë, 18% më pak se në 2022-shin, kur shifrat flisnin për afro 40 mijë vizitorë.

Related posts

Vajza e ish-presidentit Trump viziton muzeun në Tiranë, e shoqëron Rama

admin

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Rama uron Jakov Milatoviç

admin

Gjykata merr vendim për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

admin

Leave a Comment