BOTA

Lukashenko i del në mbrojtje Putinit: Nuk mund ta imagjinoj si të përfshirë në rrëzimin e avionit të Prigozhin

Banner

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se ai “nuk mund ta imagjinojë” Vladimir Putinin të jetë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit në të cilin thuhet se ishte Yevgeny Prigozhin.

Ai tha se “do të ishte shumë e ashpër dhe joprofesionale” që presidenti rus të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhin, raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

“Unë e njoh Putinin – ai është duke bërë llogaritjet e veta, shumë i qetë, madje i vonuar,” tha zoti Lukashenko. “Nuk mund ta imagjinoj që Putini e bëri këtë, se Putini është fajtor”.

Më herët, Lukashenko kishte paralajmëruar bosët mercenar Prigozhin dhe Dmitry Utkin – i cili besohet se i ka dhënë emrin Grupit Wagner – të jenë vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj jetës së tyre.

Presidenti bjellorus tha se i tha Prigozhinit teksa drejtonte një marshim kryengritës drejt Moskës dy muaj më parë se ai do të “vdiste” nëse dilte kundër Putin dhe ai iu përgjigj: “Në dreq – do të vdes”.

Lukashenko u ofroi një rrugëdalje luftëtarëve të Wagner, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër duke theksuar se: “Për sa kohë që ne kemi nevojë për këtë njësi, ata do të jetojnë dhe punojnë me ne”.


Top Channel

Banner

Related posts

Zelensky po përballet me shumë presion të brendshëm! Ukraina kërkon “përparim konkret” për anëtarësimin në NATO

admin

Rezervuari Kakhovka i Ukrainës ishte i dyti më i madh në Evropë, tani kërcënon furnizimin me ushqim në botë

admin

Rreth 100 mijë njerëz evakuohen në Pakistan shkaku i përmbytjeve

admin

Leave a Comment