SHQIPËRI

Arrestohet kosovari në pikën kufitare në Morinë, qeni i Policisë ia identifikoi kontrabandën në veturë

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme.

Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Banner

Related posts

Një tjetër pushues humb jetën në Golem, shfaqi probleme sapo hyri në ujë

admin

Shpërthen bombola e gazit, shpëtojnë shtatë anëtarët e familjes

admin

Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje

Gjyla Halili

Leave a Comment