SHQIPËRI

Në kërkim nga Italia si pjesë e grupit kriminal, 39-vjeçari kapet në Durrës

Banner

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpol Roma është arrestuar në Durrës.

Ai rezultonte i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 39-vjeçari.

“Strukturat e DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas në kërkim ndërkombëtar që fshihej në qytetin e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Gjatë operacionit, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi Ermal (Fation) Skender Dumo, 39 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit në Trento, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën”, ka njoftuar policia.

Banner

Related posts

Albin Kurti vizitë në Tiranë të dielën, takim me Ramën dhe Nikollën

admin

Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale

admin

Çmenduria në Tiranë, “X6”-ta që fluturoi dje te Liqeni drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt

admin

Leave a Comment