SPORT

“Atletja më e bukur e planetit” fton Haaland në një…garë

Alica Schmidt, e konsideruar si atletja më seksi i planetit ka ftuar Erling Haaland në një sfidë të veçantë. Gjermania bionde kërkon që norvegjezi të garojë bashkë me të në pistat e atletikës duke qenë se ai konsiderohet një nga futbollistët më të shpejtë të planetit.

Sezonin e kaluar, Halaand arriti shpejtësinë 36 km/h ndërsa Schmidt, aktualisht e aktivizuar në Botërorin e Budapestit, kërkon që sulmuesi i Manchester City të zgjedhë një nga dy disiplinat, 400 ose 200 metra për ta rivalizuar. Gjatë javëve të fundit ajo ka vendosur rekordin personal 52.18 në 400 metra.

“Nuk jam e sigurt se ku do të isha më konkurruese me Haaland por besojn se në garën e 400 metrave. Do të isha shumë e lumtur nëse ai do ta pranonte ftesën”, thekson 24-vjeçarja./oranews.tv

Related posts

Amir Rrahmani shënon supergol – SHQIP.com

admin

Distria Krasniqi e para në botë

admin

New Basket në finale me Borën

admin

Leave a Comment