BOTA

Drama që lënë pas zjarret, njerëzit kanë humbur çdo gjë në periferi të Athinës

Shtëpi të djegura, makina të djegura, pemë e toka të shkrumbuara rreth tyre.

Shumë provinca në periferi të Athinës duket sikur sapo kanë dalë nga apokalipsi. Drama që lënë pas zjarret është e madhe, pasi ka shumë njerëz që kanë humbur gjithçka materiale që kishin.

Zjarrfikësit grekë ndërkohë vijojnë luftën me flakët për të fituar epërsi, por sipërfaqe të tëra me pyje e zona të banuara vijojnë të digjen për të gjashtën ditë me radhë.

Një banore tregon se si vetë ata janë përballur me flakët e kanë ndihmuar zjarrfikësit t’i shuajnë ato.

“Në fillim (të zjarrit) nuk kishim ujë, më vonë kur na dhanë ujë ne ndihmuam vetë të shuanim flakët, bëmë atë që mundëm, në përgjithësi ishte shumë e vështirë, kaluam kohë të vështira”.

Situata thotë ajo është më e vështirë tani që zjarri nuk ka lënë më asgjë nga ato që kanë pasur.

“Situata është e vështirë. Shtëpitë e djegura, pemët e djegura, siç mund ta shihni rreth nesh, shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre, humbën gjithçka kishin”.


Top Channel

Related posts

Mbytja e anijes Titan/ OceanGate pezullon të gjitha operacionet

admin

Erdogan pret presidentin palestinez Abbas, para vizitës së Netaniahu në Ankara (fotot)

admin

Manastiri i Ukrainës, mes luftës dhe rivalitetit fetar

admin

Leave a Comment