KOSOVË

Arrestohet kosovari, mbajti peng 6 turistë italianë pasi pretendoi se i kishin dëmtuar pajisjet e apartamentit me qira

Një 59-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Sarandë këtë të enjte, pasi akuzohet se mbajti peng 6 turistë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 59-vjeçari me inicialet J. A., banues në Prishtinë, mbajt peng për rreth 1 orë turistët në banesën që i kishte dhënë me qira, duke pretenduar se ata i kishin dëmtuar disa pajisje.

Në videon e publikuar nga Policia, dëgjohen turistët teksa i kërkojnë 59-vjeçarit që të hapë derën dhe t’i lërë ata të largohen, ndërsa ai i kërkon që fillimisht të paguajnë për dëmin e pretenduar.

Pas ndërhyrjes së Policisë është bërë lirimi i 6 turistëve, ndërsa është arrestuar 59-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Related posts

Osmani sot bën homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Gjyla Halili

Presidentja e Kosovës e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri

admin

Të enjten në rend dite votimi i 13 marrëveshjeve ndërkombëtare, VV-ja kërkon përkrahje nga opozita

Gjyla Halili

Leave a Comment