BOTA

Vrau pronarin e saj dhe mblodhi qiranë nga qiramarrësit e tjerë, arrestohet një 43-vjeçare në SHBA

Një grua dyshohet se ka vrarë pronarin e saj dhe ka fshehur trupin e tij.

Ajo ka dhënë me qira shtëpinë e tij dhe ka mbledhur qira nga qiramarrësit e tjerë.

Pamela Ann Merritt, 43 vjeç, është arrestuar pasi banorët e një shtëpie, 2 vite më parë raportuan të zhdukur pronarin Colin Kerdachi, 78 vjeç, sipas Departamentit të Policisë së Hjustonit.

Disa njerëz që e njihnin Kerdachi-n, u thanë autoriteteve në shkurt 2021 se nuk e kishin parë atë që nga një periudhë e ftohtë që shkaktoi një ndërprerje të gjerë të energjisë, raportoi KHOU.

Një qiramarrës u tha policëve se gjeti një grua të çuditshme në shtëpinë e tij, e cila i tha se nuk do largohej. Sipas tij ajo vrau Kerdachi dhe më pas përfundoi në një spital psikiatrik.

Por në tetor 2021, Merritt u kthye në shtëpi dhe një qiramarrëse tjetër tha se ajo kishte paguar qiranë për Merritt dhe të dashurin e saj, Michael Brown. Qiramarrësja tha se gjeti një thikë të përgjakur në një kuti postare si dhe njolla gjaku në një dyshek në banjën e katit të tretë. Ajo tha se Merritt i kishte i treguar se Kerdachi ra mbi një objekt të mprehtë dhe se e dërgoi atë në një spital, por vdiq më vonë.

Në dhjetor 2021, qiramarrësja thirri policët pasi zbuloi mbetje skeletore në oborrin e shtëpisë. Policët shkuan në shtëpinë në 605 West Clay Street dhe gjetën mbetjet në një fazë të avancuar dekompozimi.

Merritt dyshohet se u tha hetuesve se ajo mendonte se Kerdachi falsifikoi vdekjen e tij dhe kishte shkuar në Afrikë, dhe se mbetjet ishin të një qeni të ngordhur.

Rezultatet e autopsisë nga Instituti i Shkencave Ligjore të Qarkut Harris, zbuluan se eshtrat i përkisnin Kerdachit. Policia ngriti akuza kundër Merritt në maj, por nuk ishte në gjendje ta gjente atë për pesë muaj.

Merritt u arrestua pa incidente të premten dhe u burgos në burgun e Qarkut Harris. Ajo është akuzuar për vrasje. I dashuri i saj Brown u arrestua dhe u akuzua për manipulim të provave.


Top Channel

Related posts

Vala e të nxehtit në SHBA/ Paralajmërim për 113 milionë amerikanë! Vapa rrezik për jetën në disa vende

admin

Lukashenko sugjeron bashkëpunim trepalësh me Moskën dhe Phenianin

admin

Lufta në Ukrainë bashkon Bjellorusinë dhe Kinën

admin

Leave a Comment