BOTA

Wagner konfirmon vdekjen e Prigozhin: E vranë tradhtarët! Agjencia Federale e Transportit Ajror rus nxjerr listën e pasagjerëve

Grupi i Wagner konfirmon se Yevgeny Prigozhin ka mbetur i vdekur gjatë rrëzimit të avionit në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Përmes një mesazhi në kanalin e Zonës Gri në Telegram, Wagner shkruan se: “Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë.

Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë.”

Vdekja e Prigozhin është konfirmuar edhe nga autoritetet ruse.

Autoriteti i Aviacionit Civil Rus njofton se Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i Wagner, Dmitry Utkin, ishin të dy në bordin e fluturimit të avionit komercial të rrëzuar në veri të Moskës dhe se të gjithë pasagjerët e ndodhur në bord ishin vrarë.

Agjencia Federale e Transportit Ajror ka publikuar gjithashtu një listë të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar:

Yevgeny Prigozhin

Dmitry Utkin

Sergej Propustin

Yevgeny Makaryan

Alexander Totmin

Valeriy Chekalov

Nikolai Matuseev

Anëtarët e ekuipazhit ishin:

Aleksei Levshin, komandant;

Rustam Karimov, bashkë-pilot;

Kristina Raspopova, stjuardesë.

 


Top Channel

Related posts

Si e ndryshuan luftërat jugosllave ushtrinë gjermane

admin

Ekipet e shpëtimit të Turqisë thonë se disa zëra ende dëgjohen nën rrënoja

admin

Rusët po blejnë apartamente në Mariupol

admin

Leave a Comment