BOTA

Shuhet zjarri në ishullin spanjoll, banorët kthehen nëpër shtëpi: O Zot, ka shpëtuar

Zjarrfikësit spanjollë kanë arritur të stabilizojnë pjesën më të madhe të një zjarri të madh që shpërtheu për më shumë se një javë në ishullin e pushimeve të Tenerife, duke lejuar më shumë banorë të evakuuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Zjarri kishte arritur në zonën kufitare të fermës sonë. Fatmirësisht u vendos në kontroll dje për momentin jemi shumë të gëzuar”, tha një qytetar.

“Sot erdha në shtëpi dhe e gjeta shumë mirë. Falë Zotit zjarri nuk e ka arritur dhe le të shpresojmë që të qëndrojë ashtu dhe zjarri të mos arrijë nëpër shtëpi”, tha një tjetër.

Rreth 300 zjarrfikës dhe ushtarë të mbështetur nga 18 avionë që hedhin ujë po luftojnë me vatrat e fundit të zjarrit, i cili shpërtheu në fund të 15 gushtit në një zonë me përrenj dhe shkëmbinj të thepisur në verilindje të ishullit Tenerife, pjesë e ishujve Kanarie të Spanjës.


Top Channel

Related posts

Përmbytje në Austri! Lumenjtë arrijnë nivelin më të lartë në 100 vite

admin

Fotolajm/ Ushtarët polakë patrullojnë kufirin me Bjellorusinë

admin

Alarm për bombë në Paris/ Evakuohet Kulla Eifel, skuadra për çaktivizimin e bombave në vendngjarje

admin

Leave a Comment