SPORT

“Të dashur sauditë, faleminderit që bletë një mashtrues” – Legjenda e futbollit ofendon Neymarin pas kalimit te Al Hilal

Banner

Ish-lojtari legjendar gjerman, Paul Breitner u tall keq me transferimin e futbollistit brazilian Neymar në Arabinë Saudite.

Ish-asi i Bayern Munichut dhe Real Madridit është i kënaqur që braziliani është larguar nga futbolli evropian, përcjell lajmi.net.

Neymar u largua këtë verë nga Paris Saint-Germain pas gjashtë vitesh dhe nënshkroi kontratë me Al Hilal nga Arabia Saudite.

Largimi i tij në futbollin saudit u pasua me kritika të shumta, por askush nuk ishte aq i ashpër sa legjendari Paul Breitner.

“Të dashur saudit, faleminderit që keni blerë zotin Neymar, i cili është një nga lojtarët më të gabuar në botë në vitet e fundit. Një nga futbollistët e mëdhenj që vetëm aktron”, tha Breitner, njoftojnë mediat e huaja.

“Është një mikrob mashtrues. Faleminderit që nuk duhet ta duroj më”, shtoi gjermani duke festuar largimin e Neymar nga PSG./Lajmi.net/

Banner

Related posts

Mercedes rinovon për dy vite me Hamilton dhe Russell

admin

Nuk i njihja lojtarët e Shqipërisë”! Trajneri nga Çekia vlerëson: Më kanë befasuar, lexova që luajnë në Itali

admin

Manchester City fiton dhe shton presionin ndaj Arsenalit

admin

Leave a Comment