BOTA

“Ne ishim vetëm kukulla”! Italia tërhiqet nga “Rruga e Mëndafshit”?

Nën qeverisjen e Georgio Melonit, duket se euforia e Kinës në Itali është zbehur ndjeshëm.

Ekzekutivi i saj në fakt, duket se po mendon tërheqjen nga “Rruga e Re e Mëndafshit”.  Qyteti i Astit në Piemonte, i drejtuar nga kryebashkiaku Maurizio Rasero, nënshkroi në muajin maj një marrëveshje binjakëzimi me komunën kineze Nanyang dhe menjëherë pas ceremonisë, delegacioni vizitoi dhomën e tregtisë. Në fund të korrikut, Rasero dha një intervistë për China Media Group, në të cilën ai vlerësoi tej mase Republikën Popullore, duke thënë se Kina ka dëshmuar ndër vite se ka kontribuar për të sjellë stabilitet në botë, se është një partner serioz dhe i besueshëm pa të cilin bota nuk mund të bëjë më.

Asti është gjithashtu në kontakt me grupin publik të telekomunikacionit China Telecom, i klasifikuar ndërkohë si rrezik i sigurisë kombëtare në SHBA. Në 2019-tën, disa anëtarë të qeverisë së atëhershme të lëvizjes “Pesë Yjeve”, marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në mars të atij viti, me të cilën Italia iu bashkua projektit të “Rrugëve të reja të mëndafshit”.

Ai do t’i jepte Italisë fuqi të re ekonomike, nëpërmjet përfshirjes më të madhe kineze dhe më shumë mundësi eksporti për kompanitë italiane. Por memorandumi nuk bëri asgjë për Italinë, thonë ekspertet: Italia vazhdon të importojë më shumë mallra nga Kina sesa anasjelltas, sipas të cilëve  kontrata kishte një rëndësi të madhe strategjike për presidentin kinez Xi Jinping. Sepse për të ishte shumë e rëndësishme t’i tregonte Uashingtonit se Italia po nënshkruante.

“Ishte e gjitha vetëm një lojë, në të cilën ne ishim kukulla, dhe dy lojtarët ishin në fakt Uashingtoni dhe Pekini”, shprehen ata. Meloni sakaq po ndjek një kurs të favorshëm për Shtetet e Bashkuara në politikën e jashtme dhe që gjatë fushatës është shprehur se nuk do të mbështeste Marrëveshjen e Rrugës së Mëndafshit. Megjithatë, ekzekutivi i saj është në dileme sepse edhe nëse memorandumi do të përfundonte në vitin 2024, kjo nuk do ta pengonte Kinën të zgjeronte ndikimin e saj politik.


Top Channel

Related posts

Të paktën 23 të vrarë në tragjedinë e autobusit në Senegal (fotot)

admin

Varhelyi: Plani për rritjen ekonomike, inkurajim për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar

Gjyla Halili

Një person shkeli Kuranin në Stokholm! Protestuesit sulmojnë ambasadën e Suedisë në Bagdad

admin

Leave a Comment