SHOWBIZ

Celulari rrit rrezikun e miopisë te fëmijët

Eksperti në Departamentin e Sëmundjeve të Syrit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Erciyes, Cem Evereklioglu thotë se përdorimi afatgjatë i telefonit celular rrit rrezikun e miopisë te fëmijët.

Ai theksoi se me zhvillimin e teknologjisë shtohen edhe faktorët që mund të dëmtojnë syrin e njerëzve.

Ai u shpreh se është e pamundur t‘i mbash fëmijët larg zhvillimit të teknologjisë dhe tha se syri lëviz më shumë për të parë objektet e vogla në telefon dhe kjo shkakton një tkurrje.

Duke tërhequr vëmendjen se përdorimi afatgjatë i telefonit veçanërisht për lojëra mund të shkaktojë përparimin me shpejtësi të miopisë, Evereklioglu theksoi se “në vitin 2023, në një epokë të tillë nuk mund t’i themi asnjë fëmije të mos luajë me tablet, të mos shikojë kompjuter. Nëse e bëni këtë, në këtë rast mund të shkaktohen probleme psikologjike që shfaqen me prapambetjen e fëmijës në teknologji. Këtë nuk mund ta ndalojmë, por mund të kufizojmë kohën e përdorimit. Pra mund të themi se është e ndaluar të luhen lojëra në telefonin celular. Telefoni celular ashtu si edhe vetë emri është prodhuar për të telefonuar. Pra nuk duhet të përdoret për të luajtur, por tek tabletët, kompjuterët mund të themi se për shkak se kanë ekrane pak më të mëdha, mund të luhet 1-2 orë, por nuk mundet të luhet 10 orë”.

“Është vërejtur se zhvillimi i miopisë dhe përparimi i saj është më i ngadalë tek ata të cilët ngasin biçikletë jashtë për të paktën dy orë në ditë, luajnë futboll, basketboll, pra që luajnë në rrugë me shokët e tyre”, tha ai.

Related posts

Në fillim Emily Ratajkowski, tani Katie Holmes: A po rikthehet permanenti?

admin

Përfitimet shëndetësore të biçikletës, ja çfarë ndodh në trupin tuaj

admin

‘Mama’ apo ‘Baba’, kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj!

admin

Leave a Comment