KOSOVË

I sulmoi me kallash se nuk i dhanë vajzën që donte

Banner

Një 34-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar ka hyrë sot në banesën e shtetasit S.H. dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.

Mirëpo, asnjë prej plumbave nuk ka prekur familjarët të cilët më pas e kanë njoftuar policinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij. Pas arrestimit të 34-vjeçarit, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H., 61-vjeç, i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të.

I dyshuari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën.

Banner

Related posts

E rëndë në Pejë: Burri ushtron dhunë ndaj gruas bashkë me nënën e tij, e dëbojnë nga shtëpia

Gjyla Halili

Zhgënjyese që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

admin

Ndeshja Shqipëri-Poloni, ndalohet grupi i tifozëve që tentoi futjen e lëndëve piroteknike në stadium

admin

Leave a Comment