BOTA

Pakistan/ Këputet kablloja e teleferikut, ngecën në teleferik mbi luginë, shpëtohen tetë persona

Ushtria pakistaneze ka shpëtuar tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur për rreth 15 orë në një teleferik të prishur qindra metra mbi një luginë në veriperëndim të Pakistanit.

Gjashtë fëmijët dhe dy të rriturit kishin ngecur herët mëngjesin e 22 gushtit, kur njëra nga kabllot e teleferikut u këput derisa ata po kalonin përmbi një luginë në rrethinën Batahram, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pasi fëmijët ishin duke shkuar në shkollë.

Për shkak se operacioni i shpëtimit me helikopterë u bë i pamundur pas perëndimit të diellit, ekipet e shpëtimit vendosën të nisin një operacion të rrezikshëm duke e përdorur kabllon tjetër e cila ishte ende e padëmtuar, për t’iu afruar ulëses së ngecur duke e përdorur një ulëse të improvizuar.

Operacioni i shpëtimit u shikua në të gjithë Pakistanin, ku njerëzit u mblodhën para televizorëve nëpër zyra, dyqane, restorante, spitale dhe shtëpi.

Kur ekipet e shpëtimit i dorëzuan fëmijët te familjet e tyre, shumica e tyre shpërthyen në lot, tha Nazir Ahmed, një zyrtar i lartë i Policisë, i cili ishte i pranishëm në zonën ku misioni i shpëtimit ajror dhe tokësor nisi.

Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit emergjent të Pakistanit, tha se të ngecurit ishin furnizuar me ushqim dhe ujë në fillim të ditës.

Sipas mediave pakistaneze, disa nga të ngecurit kishin mbajtur kontakt me familjarët e vet përmes telefonave. Autoritetet thanë se fëmijët, të cilët ishin të moshës mes 11 dhe 15 vjeçe, ishin mbrojtur nga të rriturit.

Fshatarët shpesh i përdorin teleferikët për të udhëtuar përreth rajoneve bjeshkore të Pakistanit. Por, ata mirëmbahen keq dhe si pasojë, çdo vit njerëzit vdesin apo lëndohen duke udhëtuar në to.

Në vitin 2017, 10 njerëz vdiqën kur ulësja e tyre ra nga teleferiku në një humnerë qindra metra të thellë në vendin e njohur malor, Murree, pasi kablloja u këput.


Top Channel

Related posts

Presidenti i Lituanisë: Me rebelimin e Wagner, Putini është ‘lakuriq’

admin

Rumania vuan nga vdekjet, mashtrimet dhe korrupsioni

admin

Më shumë se 800 oficerë policie britanikë kërkojnë punë në Australi

admin

Leave a Comment