SPORT

Matthaus thotë se Bayerni u shantazhua në transferimin e Kane

Ikona e Gjermanisë dhe ish-mesfushori i Bayern Munichut, Lothar Matthaus e ka akuzuar Tottenhamin që e ka shantazhuar gjigantin gjerman për të paguar një shifër rekorde të klubit për Harry Kane.

Bayerni arriti ta transferojë Kane nga Tottenhami për një shumë afro 117 milionë euro pas bisedimeve komplekse dhe të gjata mes klubeve.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Tottenhamit ishte paraqitur për klubin londinez që prej vitit 2009, dhe shefi i klubit, Daniel Levy nuk do ta linte yllin e skuadrës të largohej pa përfituar një shumë astronomike.

Levy, një negociator shumë i ashpër, kishte refuzuar prej kohësh ofertat nga rivalët e Premier Ligës, por ndërsa Kane do të hynte në vitin e fundit të kontratës së tij, ekzekutivi me hezitim e la lojtarin të largohej disa ditë përpara ndeshjes së parë të Tottenhamit në sezonin e ri të Premier Ligës.

“Ata që e drejtojnë Bayernin kanë qenë dhe janë 100% të bindur nga Harry Kane, dhe për këtë gjë ata pranuar të paguanin atë shumë, për këtë gjë ata kaluan limitet e tyre. Ndoshta edhe Bayerni është shantazhuar nga Tottenhami. Një milionë më shumë, ende më shumë, ata e donin këtë lojtarë”, tha Matthaus.

Transferimi i Kane theu rekordin e klubit. Lucas Hernandez, i cili i kushtoi klubit 80 milionë euro në vitin 2019, e mbante titullin si transferimi rekord i Bayern Munichut

Related posts

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Gjyla Halili

Liga Unike: Përcaktohen skuadrat e Final 4

admin

Panadic i kënaqur me fitoren dhe përparimin e skuadrës së tij

admin

Leave a Comment