BOTA

U sëmur në festival, ndërron jetë fëmija në Britani

Një fëmijë ka ndërruar jetë në Britani pasi u sëmurë në festivalin muzikor Camp Bestival në Shropshire.

Festivali u mbajt në Weston Park nga 17-20 gusht, ku mes performuesve kishte edhe këngëtar si Rudimental dhe Sophie Ellis-Bextor.

Policia e Staffordshire tha se oficerët u thirrën në orët e para të mëngjesit të së shtunës pas raportimeve për një fëmijë që ishte sëmurë.

“Fëmija u trajtua në vendngjarje dhe u dërgua në spital në gjendje kritike, po fatkeqësisht humbi jetën pak kohë më vonë. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes”- tha Policia në një deklaratë për shtyp.

Një zëdhënës i Camp Bestival tha: “Një fëmijë u bë keq të premten mbrëma dhe, pasi mori kujdesin e menjëhershëm mjekësor në vend, u dërgua në spital me një ambulancë, ku ata vdiqën tragjikisht.

Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë me familjen në këtë kohë të tmerrshme. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në çdo mënyrë që mundemi.”


Top Channel

Banner

Related posts

Tre kontinente po “piqen” nga temperaturat! Shkencëtarët: Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet

admin

“Jo mbreti im”, Pallati i Buckinghamit  “u pushtua” nga një grup antimonarkistë që u paraqitën si turistë

admin

BBC: Identifikohen mbi 13 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

admin

Leave a Comment