SHQIPËRI

26-vjeçari me shpejtësi marramendëse me BMW, publikohet momenti kur ‘fluturon’ nga rruga

Banner

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të martë në Tiranë, kur një mjet tip BMW x6 po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve” ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Nga pamjet e kapura prej kamerave të sigurisë, shikohet mjeti luksoz që lëviz me shpejtësi të madhe dhe ngjit digën e liqenit artificial, për t’u ndalur më pas në bordurën e betonit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Eldi Allushi është larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe është shpallur në kërkim. Dyshohet se 26-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:15 minuta të mëngjesit, një orar ku ajo pjesë e liqenit është relativisht e frekuentuar nga qytetarë që ushtrojnë aktivitete sportive. Për fat të mirë, përplasja e makinës nuk ka shkaktuar ndonjë këmbësorë të lënduar.

Për këtë aksident ka reaguar edhe i pari i Tiranës, Erion Veliaj i cili ka publikuar videon ku shihet aksidenti.

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – se makina s’ka vendimmarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët por dhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojmë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në qytet”, shkroi ai në Facebook.

VIDEO:

Banner

Related posts

Abazoviq: Mali i Zi e ka pagën minimale e mesatare më të madhen në rajon

admin

Fundoset anija me emigrantë në Greqi, 79 të vdekur dhe qindra të zhdukur

admin

Zgjedhjet e 2025/ Pak ditë para nisjes së turit të takimeve me diasporën, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Mezi pres të takohemi!

Gjyla Halili

Leave a Comment