BOTA

Samiti i BRICS/ Putin kundërshton ‘pikëpamjen pesimiste’ të Perëndimit mbi ekonominë ruse, drithi falas sërish në tryezën e bisedimeve

Udhëheqësi rus Vladimir Putin, prezent përmes një videolidhje në samitin e BRICS, ka deklaruar se Rusia është pjesë e pesë vendeve më të fuqishme ekonomikisht në botë, pavarësisht “pikëpamjeve pesimiste” nga ekspertët perëndimorë.

Sipas Putinit, Rusia ka pësuar më shumë se 6% rritje dhe një rritje të ekonomisë së saj në baza trevjeçare. Megjithatë, thotë ai, ka paqëndrueshmëri në tregjet financiare, energjetike dhe të tjera, dhe se borxhet shtetërore dhe private po rriten.

Shefi i Kremlinit u bën thirrje partnerëve të BRICS që të bashkëpunojnë në kushte të barabarta, dhe gjithashtu ofroi një përditësim mbi ofertën e tij për drithë falas për vendet afrikane – duke theksuar se bisedimet për realizimin e këtij plani, janë pothuajse drejt fundit.

Rusia mbetet dhe do të jetë një furnizues i besueshëm ushqimor për Afrikën, u shpreh Putin, duke shtuar se grupimi BRICS është në rrugën e duhur për të përmbushur aspiratat e shumicës së popullsisë së botës.

“Ne bashkëpunojmë mbi parimet e barazisë, mbështetjes së partneritetit, respektimit të interesave të njëri-tjetrit dhe ky është thelbi i kursit strategjik të shoqatës sonë të orientuar drejt së ardhmes, një kurs që përmbush aspiratat e pjesës kryesore të komunitetit botëror, e ashtuquajtura shumicë globale”, tha ai.

Anëtarët e BRICS përfaqësojnë më shumë se 40% të popullsisë së botës. Zgjerimi i organizatës me anëtarë të rinj pritet të jetë një ndër çështjet kryesore të samitit, megjithatë Putin zgjodhi të mos e trajtonte këtë çështje në komentet e tij.


Top Channel

Related posts

OKB: Më shumë njerëz po injektojnë droga në nivel global

admin

Ariu hyn me forcë në 21 banesa dhe i dëmton, alarmohen banorët në Kaliforni

admin

Sulm me dronë në Ukrainë, humbin jetën dy persona, plagosen 19 të tjerë

admin

Leave a Comment