SHQIPËRI

Politikani serb Bogdanoviq: Vulini ka lëshuar urdhër, serbët në veri të Kosovës të mos fillojnë mësimin me 1 shtator

Banner

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq thotë se Vulini ka urdhëruar serbët në veri të mos fillojnë mësimin me 1 shtator.

Përmes një postimi në platformën X, Bogdanoviq thotë se ky vendim do ta përshkallëzojë edhe më tej situatën në veri të Kosovës.

“Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtor i BIA-s, ka lëshuar një urdhër që ndalon fillimin e rregullt të vitit shkollor për nxënësit serbë në veri të Kosovës! Do të organizohen mësimi nga distance (online)! Ky vendim është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit!”, ka shkruar politikani serb.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se në të kaluarën ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Banner

Related posts

Salianji flet për herë të parë për Grida Dumën: Ajo bëri sakrificë të madhe…

Gjyla Halili

Filmoi videon intime me Safet Gjicin, momenti kur Alma Kaçi mbërrin në gjykatë

admin

Shkupi shpall persona non grata tre diplomatë

admin

Leave a Comment