KOSOVË

Kosova ka zbatuar zotimet, e rëndësishme që BE të largojë masat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përderisa po qëndron në Athinë, zhvilloi një takim miqësor me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më të cilën biseduan për çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e reformave.

Bëhet e ditur se Kurti kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se “për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor (EU Groëth Plan), të prezantuar nga vetë presidentja Von der Leyen në Bratisllavë, zbatimi i marrëveshjeve nga Tregu i Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe dialogu në Bruksel ishin ndër tema kryesore të diskutimit”, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se “Kurti u shpreh se Kosova ka shënuar progres ekonomik edhe në këtë vit. Ai theksoi se rritja ekonomike reale për çerekun e parë të vitit 2023 është 3,9%. Në gjysmën e parë të 2023-tës të hyrat janë shtuar për 15,8%. Ndërkaq nënvizoi se inflacioni ka rënë nga 11,9% sa ishte në janar në 2,8% në qershor. Inflacioni këtë vit vlerësohet që të jetë në 5.2%.”

Tutje, në bashkëbisedim ai i kushtoi vëmendje edhe rëndësisë së zbatimit të marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjet në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që janë nënshkruar në Berlin në nëntorin e kaluar si pjesë e Procesit të Berlinit.

Kryeministri Kurti sonte do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.

Banner

Related posts

Policia e Kosovës thotë se dy kosovarë janë sulmuar në veri të Kosovës

admin

Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

Gjyla Halili

Shumë pikëpyetje për tunelin e zbuluar nën gjykatën malazeze

admin

Leave a Comment