Pini çaj kamomil me akull – Nxehti ju bën që të merrni birrë të ftohtë që të freskoheni, por alkoholi asesi nuk rekomandohet. Ajo çfarë duhet të bëni është të pini çaj të ftohtë kamomili për ta hequr etjen. Kamomili është edhe shumë i mirë për gjumë gjithashtu.
Mos hani ëmbël – Ju mund të dëshironi të freskoheni edhe me ndonjë akullore, por ajo vetëm ju bën më të vështirë tretjen pas darkës, gjë që do ju mundojë në gjumë.
Pini sa më shumë ujë – Mospirja e ujit të mjaftueshëm gjatë verës do bëjë që të jeni gjithmonë të këputur e gjithashtu do të ndikojë në rehatinë e gjumit. Kështuqë përkujdesuni që të pini sa më shumë ujë deri në 30 minuta para se të shkoni në gjumë.
Bëni disa ygjatje para gjumit – me anë të kësaj ju e hiqni stresin e ditës dhe tensionin nga muskujt tuaj të gjithë trupit. Kjo sigurisht se ju ndihmon të flini më mirë.
Bëni dush të ftohtë – Kur nuk mund të rehatoheni nga i nxehti, hyni në banjo dhe bëni një dush të ftohtë para se të shtriheni sërish.
Ndisni kondicionerët – Ju mund të mendoni se të hapni dritaren është më së miri për të freskuar dhomën, por me hapjen e saj hyjnë pluhurat dhe insektet e ndryshme që mund të ju prishin rehatinë. Më së miri është të ndizni klimën e kondicionerët për freskim.