KOSOVË

Policia evakuon kryeministrin Abazoviq pas konfliktit në diskotekë

Mediet malazeze raportojnë se kryeministri i vendit, Dritan Abazoviq (Abazoviq), është evakuuar mbrëmjen e djeshme nga një diskotekë në Budva, pasi u bë dëshmitar i një konflikti mes personave të tjerë.

Portali “CdM” citoi jozyrtarisht policinë vendase se vetë kryeministri nuk ishte viktimë e sulmit.

Kishte shtyrje mes disa personave dhe Abazoviqi ishte duke ecur drejt daljes në atë moment,” tha policia jozurtarlisht për “CdM”.

Media serbe “Kurir”, me një lajm ekskluziv, raportoi më herët se një person tentoi ta godasë dhe e shau kryeministrin në mesin e turmës teksa ndiqej performanca e artistit Dino Merlin në “Top Hill”.

Sipas dëshmitarëve, kreu i qeverisë malazeze, Abazoviq, u evakuua nga policia dhe rojat personale të sigurisë, ndërsa disa persona u shoqëruan në lidhje me ngjarjen.

Banner

Related posts

Skandal në Serbi, zbulohen profilet e rrejshme që mbështesin Vuçiqin dhe fyejnë kundërshtarët e tij në rrjetet sociale

admin

Pamje nga arrestimet që bëri Njësia Speciale e Kosovës në veri, konfirmohet arrestimi i Millun Milenkoviç-Llune

admin

Moti sot në Kosovë

Gjyla Halili

Leave a Comment