SHQIPËRI

Rama: Të rrezikshme dhe të papranueshme kërcënimet e Beogradit, të mos harrojmë se ne jemi në NATO

Banner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq e kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut se do të goditen si Ukraina, meqë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Rama i cilësoi “të rrezikshme dhe të papranueshme” kërcënimet e Beogradit.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkroi Rama.

Banner

Related posts

Korrupsioni i Arben Ahmetajt/ Sonte investigimi i Inside Story!

admin

Shqipëria merr sot presidencën e Këshillit të Sigurimit

admin

Kërkon lirinë nga burgu, sot zhvillohet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri

admin

Leave a Comment